Politike

Deklarata e Bylykbashit për Dvoranin, Balla: Shërbëtori i non-gratës të lajë gojën kur të flasë për kampionin

Balla tha se Bylykbashi duhet ta pastrojë gojën kur flet për kampionin e drejtësisë të shpallur nga Blinken, duke iu referuar Ardian Dvoranit.

21 Dhjetor 2022, 15:49 Nga A.B
Deklarata e Bylykbashit për Dvoranin, Balla: Shërbëtori i
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas deputetit të PD-së, Ored Bylykbashit. Duke e quajtur 'shërbëtor të non gratës', Balla tha se ai duhet ta pastrojë gojën kur flet për kampionin e drejtësisë të shpallur nga Blinken, duke iu referuar Ardian Dvoranit. 

'Shërbëtori parafolës i nongratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se të flasë për kampionin e drejtësisë të shpallur nga Blinken. Dvorani është kampion në luftën kundër korrupisionit. Më vjen mirë që foltorja me partinë e lekëve dhe parave e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar si Dvorani. '- tha Balla.

seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll