Politike

'Nuk e përcaktoni ju se kush është grup parlamentar'/ Nikolla 'injoron' Alibeajn: S'kam nevojë për lejen tënde

Nikolla i tha deputetit se nuk ka nevojë për asnjë leje për të dhënë dokumentacionin.

21 Dhjetor 2022, 16:02 Nga A.B
'Nuk e përcaktoni ju se kush është grup parlamentar'/
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nuk mori parasysh asnjë nga propozimet e deputetëve të Partisë Demokratike. Ishte Enkelejd Alibeaj ai i cili i tha se ajo nuk mund të vendosë se kush do bëhet pjesë e grupit parlamentar. Nikolla i tha deputetit se nuk ka nevojë për asnjë leje për të dhënë dokumentacionin.

Enkelejd Alibeaj: Nuk jeni ju e ulur se kush e përcaktoni se kush është grup parlamentar e se kush bën pjesë. Ju duhet të jepni shpjegime ligjore. Këtu apo në gjykatë. Këtë kërkesë kam dhe unë, jepini cdo deputeti dokumentet e prezantuara nga PD. Nuk kemi rënë dakord për rendin e ditës, ju e dini se si është votuar në Konferencë të Kryetarëve. Rregullorja e kërkon që ti jepet koha deputetëve. E fundit, në mënyrë sistematike kemi ngritur projektligjet e depozituara nga deputetët, duhet të merren parasysh. 

Lindita Nikolla: Nuk kam nevojë për lejen tënde për të dhënë dokumentacionin. Ishte e pavend kjo ndërhyrje, Alibeaj.

seance plenare 21 dhjetor 2022 enkelejd alibeaj lindita nikolla

Sondazh

Poll