Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat/ Burri po shpejtonte për të çuar gruan në spital, makina përfundon mbi trafikndarëse

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një defekt në mjet.

21 Dhjetor 2022, 13:22 Nga a.l
Aksident i rëndë në Berat/ Burri po shpejtonte për të
AKSIDENT

BERAT- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotmë në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një mjet top Toyota me targa BR 1738 B e cila po udhëtone me shpejtësi është përplasur me shtyllën e tensionit dhe ka përfunduar mbi trafikndarëse. Sipas Balkanweb shoferi identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte duke çuar gruan e tij të sëmurë në Spitalin Rajonal të Berat. 

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një defekt në mjet. Mësohet se mjetit i ka rënë në shesh koka e paralelit dhe kjo ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të saj 65 vjeç nga fshati Tomorr.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit. Ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar edhe pse zona ishte e populluar. 

aksident ne berat

Sondazh

Poll