Aktualitet

'Manjakë' të portofolave dhe telefonave në sportelin e Spitalit në Durrës, arrestohen 2 persona të dënuar më parë për vjedhje (EMRA)

Të arrestuarit akuzohen si autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti.

21 Dhjetor 2022, 12:06 Nga a.l
'Manjakë' të portofolave dhe telefonave në sportelin e
Operacion Sporteli

DURRËS- Nezir Islami dhe Nikollaq Lici janë arrestuar sot nga policia në Durrës. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije, se të arrestuarit akuzohen si autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Sporteli', ndërsa sipas policisë ata rezultojnë më parë të dënuar për veprën penale të 'Vjedhjes'. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sporteli", për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.

Vodhën gjatë këtij viti, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, portofolat dhe celularët e 8 shtetasve, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga, 2 autorët e dyshuar.

Të arrestuarit, të dënuar më parë për të njëjten veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tyre personale, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sporteli", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne durres nikollaq lici nezir islami

Sondazh

Poll