Aktualitet

Dosja e falsifikimeve, si ranë në kurthin e policisë: Për kartën dua 8 mijë lekë, për patentë greke 100 euro

Personi në fjalë kërkon një kartë greke dhe përgjigjia që merr është se duhet të paguajë 200 euro.

21 Dhjetor 2022, 11:29 Nga F.M
Dosja e falsifikimeve, si ranë në kurthin e policisë: Për
Foto Ilustruese

TIRANË- Përgjimet kanë nxjerrë në pah skemën e falsifikatorëve, të cilët jepnin diploma, patenta dhe karta identiteti false në këmbim të shumave monetare. Përgjimet e mëposhtme janë zbardhur nga bisedat mes tre të arrestuarve, Gëzim Xhafës, Artur Bramos dhe Shpërtim Begës, të cilët dëgjohet të flasin me një bashkëpunëtor në polici. Personi në fjalë kërkon një kartë greke dhe përgjigjia që merr është se duhet të paguajë 200 euro.

Pjesë nga përgjimet:

A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
    maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
…….
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
    kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan,unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
    përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Përshëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti,patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
     shqiptare,Tafton
A-Po kartën,kart Greke
B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

falsifikatoret ne tirane

Sondazh

Poll