Aktualitet

FOTOT- Vendoset ‘guri i qoshes’ në themelet e Teatrit të ri Kombëtar, cili është kuptimi i tij

Ky gur simbolizion pjesën themelore të diçkaje, si guri i themelit i lëvizjes.

21 Dhjetor 2022, 13:12 Nga A.B
FOTOT- Vendoset ‘guri i qoshes’ në themelet e Teatrit të
Inagurimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe disa nga aktorët e njohur shqiptarë, morën pjesë në përurimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas fjalimeve, në fund, u vendos në themelet e teatrit të ri kombëtar, “Guri i qoshes”.

FOTOT- Vendoset ‘guri i qoshes’ në themelet e Teatrit të

Ky gur simbolizion pjesën themelore të diçkaje, si guri i themelit i lëvizjes. Kur një ndërtesë ngrihet, vendosja e këtij guri është një punë e madhe dhe njerëzit festojnë. Shumë gurë të tillë janë gdhendur me informacion historik në lidhje me ndërtesën, të tilla si viti i ndërtimit të ndërtesës. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet se brenda kutizës janë dy gjysëmlibra. 

FOTOT- Vendoset ‘guri i qoshes’ në themelet e Teatrit të

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

edi rama teatri kombetar

Sondazh

Poll