Aktualitet

"Do vij për domatet! Do të bëjë ulje 1 mijë lekë", si e porositi Bramo agjentin e policisë: Kur të marrësh kartën e falsifikuar greke thuaj...

Bramo e porosit që kur të kërkojë dokumentin, të thotë fjalën 'domate' që siç duket është kodi në bisedat mes tyre.

21 Dhjetor 2022, 11:25 Nga F.M
"Do vij për domatet! Do të bëjë ulje 1 mijë
Përgjim

TIRANË- Artur Bramo, një nga të arrestuarit për skemën e falsifikimeve në Tiranë është përgjuar teksa bisedon me një bashkëpunëtor për falsifikimin e një dokumenti. Bramo e porosit që kur të kërkojë dokumentin, të thotë fjalën 'domate' që siç duket është kodi në bisedat mes tyre.

Përgjimet:

A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu fallco greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta I bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjitha ai.
A-S’të dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thashë që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A-Po pse se more?
B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
……
A-Po të mar në telefon.
B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

falsifikatoret ne tirane

Sondazh

Poll