Aktualitet

"Zhduket" 15-vjeçarja në Sarandë/ Nëna e denoncoi në polici, gjendet e mitura, endej rrugëve të Vlorës

Po ashtu është arrestuar edhe një 41-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

21 Dhjetor 2022, 12:56 Nga I.A
"Zhduket" 15-vjeçarja në Sarandë/ Nëna e
Foto ilustruese

SARANDË- Një 15-vjeçarë u raportua e zhdukur në Sarandë, por u gjet shumë shpejt. Pasi e mitura u denoncua e zhdukur nga nëna e saj italiane, është gjendur në një rrugicë të brendshme pas Parkut Aulona në Vlorë teksa ecte në këmbë.

Vajza është parë nga kalimtar dhe kanë njoftuar policinë. Policia ka njoftuar prindërit dhe pritet të marr dëshminë e vajzës. 15-vjeçarja është larguar edhe herë të tjera nga banesa, e dyshohet se largohet me vullnetin e saj.

Uniformat blu pritet të njoftojnë se me kë është larguar vajza e mitur.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 20.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja italiane M. G., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

iken e mitura nga banesa ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll