Aktualitet

Teatri i Ri, arkitekti Ingels: Do të ketë hapësira publike deri në tarracë, makineri që shpalos kulturën

Duke folur para nisjes së punimeve, Ingels tha se projekti është imagjinuar si një makineri që shpalos kulturën.

21 Dhjetor 2022, 12:15 Nga I.A
Teatri i Ri, arkitekti Ingels: Do të ketë hapësira publike deri
Bjarke Ingels

TIRANË- Arkitekti danez Bjarke Ingels dhënë disa detaje nga projekti i Teatrit të Ri Kombëtar. Duke folur para nisjes së punimeve, Ingels tha se projekti është imagjinuar si një makineri që shpalos kulturën. Po ashtu, ai ka theksuar se i gjithë teatri është projektuar që të ndërtohet për jetën publike dhe të jetë transparent.  

"Kam ardhur këtu për herë të parë në 2010 kur fituam garën për Muzeun e Tolerancës që nuk u realizua dhe u riktheva për të bërë Piramidën. Praktikisht ka përfunduar dhe dua të them që transformimi i këtij qyteti në mënyrë kaq thelbësore në më pak se 10 vjet është i pakrahasueshëm në qytetet europiane. Jemi këtu që të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar të vendosur në zemër të Tiranës, të rrethuar nga parqe e godina publike dhe në njëfarë mënyrë e vendosur në zonën e rehatshme të lëvizjes këmbësore dhe me objekte të reja tregtare duke transformuar zemrën e qytetit. Ideja është për një godinë publike. Nga njëra anë, e gjithë pjesa e pasme i ekspozohet pjesës publike dhe pjesa e parë, jetës publike. Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike.

Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat. Nga arkitektura kemi dhe perdet e kuqe. Fasada është e kuqe. Kemi gjithashtu një sërë funksionesh nacionale dhe brenda është një shpërndarje nga pjesa e parme dhe e pasme. Kemi dhe sallën mbështetëse si dhe tapetin e kuq. Nëse shohim tek tapeti i kuq është nga hyrja dhe shkon në të gjithë godinën. Kemi 2 shkallë të mëdha që të çojnë deri në tarracë. Në hyrjen kryesore sheh parkun me Muzeun Kombëtar. Kemi pjesën e origami palosës. Kemi një seri elementësh çeliku, disa që kthejnë dhe reflektojnë zërin që krijon dhe akustikën e duhur. Kemi dhe skenën eksperimentale ku shihen veprimtaritë që duken nga jashtë dhe playbox me 350 vende që përdoret si pjesa e pasme e skenës. Godina është publike deri në tarracë. Jemi mundur të imagjinojmë një arkitekturë që shihet si makineri dhe shpalos kulturën", tha Ingels.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

bjarke ingels teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll