Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, qytetari: Do futem mes policëve, erdha nga Franca, por s'më lejojnë

Ai thotë se është i gatshëm të futet mes efektivëve për të nbdaluar punimet, por nuk e kanë lejuar. 

21 Dhjetor 2022, 11:14 Nga F.M
Teatri i ri kombëtar, qytetari: Do futem mes policëve, erdha nga
Qytetarët tek Teatri i ri Kombëtar

TIRANË- Qytetarë të shumtë e konsiderojnë një vjedhje ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një pronomncim për Syri TV, një qytetar që ka ardhur nga Franca shprehet se kërkojnë ndërtimin e teatrit, ashtu siç ishte dhe aty ku ishte. Ai thotë se është i gatshëm të futet mes efektivëve për të nbdaluar punimet, por nuk e kanë lejuar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Qytetari: Është një maskaradë e këtij shteti që s’ka të sosur nga prapësitë që i shkakton këtij populli. Është një vjedhje e madhe, një vjedhje e një karakteri të jashtëzakonshëm, një tejkalim pronësie nga ministria në bashki, nga bashkia te fadromat; nga fadromat prapë tek fadromat nga kërkesa për një Teatër aty ku ishte dhe siç ishte, tek një Teatër të modelit Veliaj që vetëm ai e di se kujt do t’i shërbejë.

Ju, do t’i kundërshtoni sot këto punime?

Qytetari: Patjetër, por s’më lënë të futem! Nuk më lënë të futem! Po kam dhe një gjë tjetër. Mbrëmë i kam bërë një thirrje, një apel ambasadores amerikane të vijë këtu. Të vijë këtu në mbështetje kauzës së Teatrit, për të treguar se SPAK-u, ëndrra e saj, gjithë kujdesi i saj për ta konstruktuar dhe jo vetëm për ta ideuar, do ta gjente sot zbatimin këtu, ashtu siç e kërkon rasti. Jo vetëm që nuk m’u përgjigjën, por ma kanë hequr nga Facebooku, ma kanë zhdukur nga të gjitha lidhjet që kam pasur unë, materialin që i kam adresuar asaj. Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë, në një shtet diktatorial tipik, tipik, që ia kalon të gjitha shteteve, jo vetëm rreth e rrotull, por edhe Pinoçetit po deshët ju. Tani, është e tepërt të flas më shumë, ajo që më intereson sot është të mbështes miqtë e mi; kam 5 vjet  që e ndjek këtë problem. Konkretisht kam ardhur nga Franca apostafat për të qenë prezent në këtë ditë të madhe. Unë e konsideroj ditë të madhe sepse mbrojtja e Teatrit ka qenë ditë e madhe që në indicjen e saj, që në ditën që ka filluar, ka qenë një kauzë që futi në gjirin e saj jo vetëm mbrojtësit e saj, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Republikës.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. Pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve.

teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll