Aktualitet

Me tre thasë drogë në 'Audi'/ Policia i ndjek, braktisin makinën, arrestohet 25- vjeçari në Fier, në kërkim shoku i tij (EMRI)

Pasi kanë parë që po ndiqeshin nga forcat policore, ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga policia, 25- vjeçari Armando Tërnova është arrestuar në fshatin 'Hamil', ndërsa u shpall në kërkim 31- vjeçari i cili drejtonte mjetin.  

21 Dhjetor 2022, 11:00 Nga a.l
Me tre thasë drogë në 'Audi'/ Policia i ndjek,
Policia e Fierit

FIER- Armando Tërnova 25- vjeç është arrestuar nga policia e Fiert, ndërsa Nihat Rizvani 31- vjeç është shpallur në kërkim, pas një operacioni të koduar' 'Hamili', të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se të rinjtë janë kapur me 3 thasë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, me peshë rreth 85 kg. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip 'Audi'. Pasi kanë parë që po ndiqeshin nga forcat policore, ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga policia, 25- vjeçari Armando Tërnova është arrestuar në fshatin 'Hamil', ndërsa u shpall në kërkim 31- vjeçari i cili drejtonte mjetin.  

NJOFTIMI I PLOTË:  

DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor antidrogë i koduar "Hamil".

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", bazuar dhe në inteligjencën informative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Hamil".

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 shtetasit që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip "Audi Q7", pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, shtetasit A. T., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike. Punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

armando tërnova nihat rizvani arrestime ne fier

Sondazh

Poll