Politike

Dendias në Tiranë: Do firmosim marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa

Dendias tha se shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23 dhjetor. 

21 Dhjetor 2022, 10:51 Nga F.M
Dendias në Tiranë: Do firmosim marrëveshje për mbrojtjen e
Nikos Dendias

TIRANË- Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se me Shqipërinë do të firmosë një marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa. Në një konferencë për mediat krah ministres së jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, Dendias tha se shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23 dhjetor. 

"Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23,"- tha Dendias. 

nikos dendias olta xhacka nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll