Sport

Leo Messi është ftuar të lërë gjurmët e tij në "Hall of Fame" të mitikut “Maracana”

Pas fitores së tij në finalen e Kupës së Botës kundër Francës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi u ftua të martën nga departamenti i sportit i shtetit të Rio de Janeiro (Brazil) për të lënë gjurmët e gishtave në stadiumin “Maracana”.

21 Dhjetor 2022, 11:54 Nga DOSJA
Leo Messi është ftuar të lërë gjurmët e tij

BRAZIL - Pas fitores së tij të dielën në finalen e Kupës së Botës kundër Francës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi u ftua në stadiumin legjendar “Maracana”, për lënë gjurmët e tij në "Hall of Fame", tha departamenti shtetëror i sporteve të Rio de Janeiro.

Organi publik që menaxhon stadiumin, ia kishte bërë këtë kërkesë kapitenit argjentinas pas fitores së tij në ‘Copa America’ vitin e kaluar. Gjurmët e Messit do të qëndronin përkrah legjendave si Pelé, Garrincha, Rivelino, Ronaldo, Eusebio, apo edhe Franz Beckenbauer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll