Sport

Emiliano Martinez nuk ka të ngopur, ende e sulmon Mbappé, ndërsa ka parakaluar në Buenos Aires me një kukull me imazhin e tij

Portieri argjentinas, ka provokuar edhe një herë Kylian Mbappé, duke veshur një kukull me një foto të sulmuesit francez, gjatë paradës së kampionëve të botës të martën.

21 Dhjetor 2022, 08:01 Nga DOSJA

Emiliano Martinez nuk ka të ngopur, ende e sulmon Mbappé,

ARGJENTINE - Edhe njëherë Emiliano Martinez nuk ka munguar të sulmojë Kylian Mbappé. Ai kishte bërë thirrje për "një minutë heshtje për Mbappe, i cili ka vdekur", pas fitores së Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), gjë të cilën e përsëriti edhe të martën.

Të mbledhur në Buenos Aires para më shumë se 4 milionë njerëzve, argjentinasit festuan kurorëzimin e tyre të tretë përpara një turme ngazëllyese. Me këtë rast, Emiliano Martinez, sipas medias argjentinase “Olé”, mbante një kukull me një foto të sulmuesit francez. Ai ishte me Lionel Messin, në të majtë të tij, por ky i fundit siguroi se nuk e kishte parë këtë kukull.

Për disa vëzhgues, ashpërsia e Emiliano Martinezit ndaj sulmuesit të skuadrës franceze e ka burimin në komentet e bëra nga parizieni në maj. Në një intervistë për TNT Sports, Mbappé tha: “Në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i avancuar sa në Europë. Kjo është arsyeja pse Kupat e Botës së fundit, nëse shikoni, janë gjithmonë europianët ata që fitojnë”.

“Avantazhi që kemi ne, europianët, është se luajmë gjithmonë mes vetes dhe kemi ndeshje të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës, si në Champions League. Kur të arrijmë në Botëror jemi gati, ku Brazili dhe Argjentina nuk e kanë këtë nivel”,- ka shpjeguar kampioni i botës më 2018.

Këto fjalë shkuan në vesh Emiliano Martinez në prag të finales. I pranishëm në një konferencë për shtyp, portieri argjentinas sulmoi kundërshtarin e tij të ardhshëm. “Ai nuk e njeh mjaftueshëm futbollin, ai kurrë nuk ka luajtur në Amerikën e Jugut. Nëse nuk e ke atë përvojë, nuk mund të komentosh”,- u shpreh lojtari i Aston Villa. Ai më pas i qetësoi gjërat: "Por nuk është asgjë, - shtoi ai. - Ata e dinë që ne jemi një ekip i klasit botëror dhe na respektojnë për këtë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll