Sport

Milani në pritje të testeve të Mike Maignan, rikuperimi i francezit po zgjat shumë…

Kuqezinjtë janë rikthyer nga Dubai: problemi fizik me portierit francez do të vlerësohet në orët në vijim

21 Dhjetor 2022, 11:27 Nga DOSJA
Milani në pritje të testeve të Mike Maignan, rikuperimi i

ITALI - Milani është kthyer nga kampi stërvitor në Dubai. Përgatitjet për rifillimin e kampionatit (kundër Salernitana më 4 janar) vazhdojnë në Milanello, me interludin e ndeshjes kundër PSV Eindhoven, më 30 dhjetor në Holandë (mundet që ndërkohë skuadra e Piolit të luajë një tjetër ndeshje miqësore në Milanello, siç ndodhi me Lumezzane, në 8 dhjetorin e kaluar). 

Përtej rikthimit të ndërkombëtarëve të fundit (Leao pritet pas Krishtlindjeve, Theo dhe Giroud në 30 dhjetor), pyetja më “urgjente” në këto orë është ajo që ka të bëjë me gjendjen fizike të Mike Maignan. Portieri i Milanit është ende duke u përballur me problemin në pulpë që pati në shtator, i cili, për shkak të një rikthimi të mëvonshëm, e ka mbajtur atë larg futbollit tre muajt e fundit, madje duke e privuar edhe nga Kupa e Botës. 

Rikuperimi doli të ishte më i ngadalshëm se sa pritej, muskujt nuk dhanë përgjigjet e shpresuara, madje edhe në Dubai francezi nuk ishte në gjendje ta detyronte veten siç pritej fillimisht, duke e çuar rikthimin më tej përpara, gjë që në këtë pikë sigurisht që nuk do të ndodhë me Salernitanan. 

Por për të qenë në gjendje të formulohen parashikime më të besueshme, është e nevojshme të presim  rezultatin e testeve instrumentale që do t'i nënshtrohet Maignan në orët e ardhshme. E ardhmja e afërt varet gjithashtu nga indikacionet që do të vijnë: portieri i Atalantas, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023, në fakt mund të parashikojë ardhjen e tij te kuqezinjtë. Pioli, dhe me të të gjithë tifozët e Milanit, shpreson se për Maignan, mund të jetë një vonesë e thjeshtë dhe asgjë më shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll