Sport

Sampaoli bën dalje Iscon: "Ai nuk ishte si lojtarët e tjerë në dispozicion"…

“Vendimi se kush largohet, ose kush qëndron, është me klubin, jo me trajnerin”, - ka deklaruar tekniku i skuadrës andaluziane

21 Dhjetor 2022, 10:43 Nga DOSJA
Sampaoli bën dalje Iscon: "Ai nuk ishte si lojtarët e tjerë

SPANJE - Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, foli në konferencën për shtyp për Iscon, e ardhmja e të cilit tani është larg Andaluzisë: "Roli im si trajner është të punoj me lojtarët në dispozicion. Isco ka cilësi të qarta, siç tregohen edhe nga karriera e tij.

Vendimi se kush largohet, ose kush qëndron, është me klubin, jo me trajnerin. Unë punoj me lojtarët që kam dhe sigurohem që të vijnë në kushtet më të mira. Isco nuk ka luajtur në miqësoret e fundit, sepse në periudhën e fundit nuk ka qenë edhe ai pjesa tjetër e lojtarëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll