Sport

Festoi ‘topless’ në Katar! Tani argjentinesja rrezikon edhe burgun… (video)

Një festë shumë e nxehtë që mund t'i kushtojë shumë… të njohurës 'La chica del topless'

21 Dhjetor 2022, 07:32 Nga DOSJA

Festoi ‘topless’ në Katar! Tani argjentinesja rrezikon edhe

KATAR - Argjentina fitoi Kupën e saj të tretë të Botës pas një finale epike dhe në tribunat e stadiumit ‘Lusail Iconic’, një tifoze në veçanti nuk mundi ta mbante lumturinë e saj dhe kamerat e fiksuan atë teksa ajo kërcente dhe brohoriste… topless. 

Një zyrtar vendës e pa atë dhe e përcolli menjëherë jashtë stadiumit dhe tani gruaja, e cila ka një llogari në Instagram të quajtur @noe.dreams1, por e njohur më mirë si 'La chica del topless' (Vajza topless), rrezikon edhe burgun ose mund të iki me një gjobë të rëndë nga Katari.

Në fakt, rregulloret e Katarit ndalonin skenarë të ngjashëm: me rastin e Kupës së Botës, autoritetet lokale kishin vendosur një 'kod veshjeje' ad hoc për burrat dhe gratë, me rregulla strikte që duheshin respektuar: detyrimi, për shembull, për të mbuluar shpatullat. dhe gjunjët, për të mos pësuar gjoba të rënda apo edhe dënim me burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll