Sport

BEFASI! Pas 72 orësh, Kylian Mbappé është rikthyer për stërvitje te PSG-së… (video)

Vetëm dy ditë pas rikthimit të ‘Bluve’ nga Kupa e Botës në Katar, sulmuesi francez është paraqitur këtë të mërkurë në kampin stërvitor të PSG-së.

21 Dhjetor 2022, 11:42 Nga DOSJA

BEFASI! Pas 72 orësh, Kylian Mbappé është rikthyer

FRANCE - Surprizë e madhe mëngjesin e sotëm në Camp des Loges: Kylian Mbappé u rikthye në stërvitje me PSG-në, më pak se 72 orë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës me Francën (3-3, 2-4 me penallti).

Për të gjithë ndërkombëtarët e tij, të angazhuar në Botërorin e Katarit, klubi i kryeqytetit kishte vendosur t'i jepte çdo dhjetë ditë pushim nga dita e eliminimit të tyre. 

Sulmuesi i ‘Bluve’ e ka pritur kështu thirrjen: nuk bëhet fjalë për një kalim ekspres në qendrën stërvitore, ai do të rifillojë mirë seancat dhe nuk pritet të ndalojë deri në fund të vitit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll