Sport

Të gjithë kërkojnë yjet Ounahi dhe Boufal: Presidenti Chabane nuk i pushon telefoni...

Skuadra e Angers-it, e cila aktualisht është në fund të renditjes së Ligue 1, e ka të vështirë t’i mbajë dy futbollistët marokenë…

21 Dhjetor 2022, 11:14 Nga DOSJA
Të gjithë kërkojnë yjet Ounahi dhe Boufal: Presidenti

FRANCE - Telefoni i presidentit Saïd Chabane ka ditë që bie me këmbëngulje. Asgjë e çuditshme: ‘bizhuteritë’ e tij u ekspozuan gjatë Kupës së Botës në Katar dhe do të jetë e vështirë që ai t'i mbajë ato, veçanërisht pasi Angers aktualisht është në fund të Ligue 1.

Kështu, Azzedine Ounahi dhe Sofiane Boufal, gjysmëfinalistët e Botërorit “katar 2022” dhe forcat lëvizëse të Marokut befasues, mund të ndryshojnë ekip që në janar. 

Shumë klube, nga Ligue 1, Bundesliga e deri në Premier League, janë të interesuara për dy lojtarët dhe numri një i skuadrës franceze nuk është në gjendje t’i mbajë ata. Kështu është raportuar nga L'Equipe.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll