Sport

Sot, Tirana-Partizani, derbi i 167-të në historinë e kryeqytetasve…

Në ‘Air Albania’, në orën 20:00, do të zhvillohet përballja e dy rivalë historikë, e cila edhe do të mbyllë vitin 2022. Në kuadër të javës së 15-të, më herët, në orën 13:00, në “Kukës Arena”, skuadra verilindore do të përballet me kurbinasit e Laçit

21 Dhjetor 2022, 11:03 Nga DOSJA
Sot, Tirana-Partizani, derbi i 167-të në historinë e

TIRANE - Mbrëmjen e sotme do të luhet dhe ndeshja e fundit e këtij viti kalendarik mes Tiranës dhe Partizanit. Një nga përballjet më të mëdha në historinë e futbollit tonë, këto dy skuadra të kryeqytetit numërojnë 167 ndeshje mes njëra-tjetrës.

Pas një periudhe të zezë për Tiranën dhe të shkëlqyer për Partizanin, të cilët e dominuan derbin e kryeqytetit për më tepër se 4 vite, që nga koha kur në stolin e bardhebluve është Orges Shehi, tendenca ka ndryshuar. Në 7 përballjet e fundit ka qenë Tirana ajo që ka fituar 4 dhe ka barazuar 2, duke humbur vetëm një ndeshje.

Kjo e mbrëmjes së sotme në stadiumin ‘Air Albania’ do të jetë edhe një ndeshje direkte për kreun e klasfikimit, që aktualisht mbahet nga Partizani me një pikë më tepër, ndërkohë që bardheblutë e humbën atë pas disfatës që i shkaktoi Teuta javën e shkuar.

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për javën e 15-të dhe ka ende shumë kampionat për t’u luajtur, por gjithsesi përballja Tirana-Partizani ka një shije tjetër dhe këtë efekt derbit ia japin edhe tifozeritë e të dyja skuadrave, të cilët përpiqet të ftojnë gjithmonë sfidën e tyre pavarësisht rezultatit në fushë.

Ndeshja Tirana-Partizanit do të luhet mbërmjen e sotme, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll