Sport

E BUJSHME! Djali i Gary Lineker fiton në baste mijëra paund nga finalja e Botërorit...

Argjentina mundi Francën me penallti pas një barazimi 3-3 në finalen e Kupës së Botës, rezultat që vështirë ndokush do ta kishte parashikuar, përveçse duket për një personi, i cili fitoi mijëra paund në një bast

21 Dhjetor 2022, 07:09 Nga DOSJA

E BUJSHME! Djali i Gary Lineker fiton në baste mijëra paund nga

ANGLI - Djali i Gary Linekerit, George, fitoi 4.276 paund nga një bast tepër specifik gjatë finales së çmendur të Kupës së Botës të së dielës .

Argjentina doli fitimtare kundër Francës për të ngritur Kupën e tretë të Botës. Ishte një ndeshje që luhatej sa në njërën anë, aq në tjetrën, ku u nevojitën penalltitë për të përcaktuar fituesin, pas përfundimit 3-3. Në fund, Franca humbi dy penallti për t'i dhënë fitoren ‘Albicelesteve’.

Ishte me të vërtetë një përplasje mashtruese, që nuk mund të parashikohej kurrë me sa duket, përveç George Linekerit, i cili pati një parandjenjë për ndeshjen kur vendosi 20 £ për një shtatëfish qesharak.

Në 170/1, ai parashikoi saktë si vijon: Messi do të shënojë në çdo kohë në ndeshje, Mbappe do të shënojë në çdo kohë në ndeshje, rezultati do të jetë 2-2 për 90 minuta dhe Argjentina të fitojë me penallti.

Me një rritje prej 25 për qind të fitimeve, përfitimet nga basti u rritën në 4.276,60 £, një dhuratë e vogël e bukur për Krishtlindje për George. Duke reaguar në Twitter, 31-vjeçari tha: "Nëse dikush meriton të fitojë një bast, mendoj se jam unë. Faleminderit të gjithëve".

E BUJSHME! Djali i Gary Lineker fiton në baste mijëra paund nga

Basti i George u bë viral në mediat sociale për parashikimin e tij në formë Nostradamusi.  Një përdorues i Twitter-it iu përgjigj: "I çmendur!! Spot on." Një tjetër tha: "Ky është një belter". Dhe një i tretë shkroi: "Seriozisht, si e bëjnë njerëzit këtë?" Ndërsa i hidhëruar postoi në Twitter: "Më shumë prove, se loja ishte e shkruar. Ai duhet ta dinte qartë përpara se të fillonte."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll