Sport

Një i ri egjiptian, pas fitores së Argjentinës, vdes nga "sindroma e zemrës së lumtur"…

I riu, pasi pësoi një atak në zemër dhe u dërgua në një spital aty pranë, ku vdiq nga një problem i rrallë, që mund të krijohet në rastet e "lumturisë së pamasë "

21 Dhjetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Një i ri egjiptian, pas fitores së Argjentinës, vdes nga

EGJIPT - Një i ri egjiptian vdiq të dielën nga e ashtuquajtura "sindroma e zemrës së lumtur", teksa festonte kurorëzimin e Argjentinës, si kampione e Botës “Katar 2022”, në qendër të qytetit të Kajros, raportoi një kardiolog në rrjetet e tij sociale të martën.

"Një i ri nga rrethi Shubra vdiq dy orë pas ndeshjes (mes Argjentinës dhe Francës) për shkak të lumturisë së tij të pamasë, pas kurorëzimit të Leo Messit. Ne duhet të nxjerrim një mësim nga ajo që ndodhi, nuk duhet të ekzagjerojmë, duke shprehur pikëllimin ose ngazëllimin tona”, tha kardiologu Gamal Shaaban në Facebook.

26-vjeçari, i identifikuar si Mostafa Abdel Aal, shikoi finalen në një kafene në qendër të kryeqytetit egjiptian me miqtë e tij dhe kur u kthye në shtëpi, postoi një mesazh në rrjetet sociale duke lavdëruar yllin argjentinas Leo Messi dhe duke u shprehur se ai ishte "dita më e mirë e jetës së tij".

Menjëherë më pas, i riu u rrëzua pasi pësoi një atak në zemër dhe u dërgua në një spital aty pranë, ku vdiq nga "sindroma e zemrës së lumtur", një problem i rrallë që mund të krijohet në rastet e "lumturisë së pamasë ", sipas Shaaban, ish-drejtor i Institutit Kombëtar të Kardiologjisë Egjiptiane.

Të dielën, Argjentina fitoi Kupën e tretë të Botës, pasi mundi Francën me penallti, pas një dueli të ngushtë që përfundoi në barazim 3-3, një fitore historike që u festua gjerësisht në Egjipt, një vend ku ka admirim të madh për Messin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll