Politike

Pas dëshmisë në Komision, Meta takim të beftë me Gramoz Ruçin, ‘kafja’ në ambientet e Kryesisë

9 Shtator 2019, 10:50 Nga DOSJA
Pas dëshmisë në Komision, Meta takim të beftë me Gramoz

Tiranë- Pas dëshmisë prej dy orësh para Komisionit të Hetimit, Presidenti Ilir Meta në ambientet e Kryesisë ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Të dy krerët politikë kanë konsumuar një kafe por ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre. Duhet të themi se kjo ka qenë një ftesë e kryeparlamentarit drejtuar Presidentit të vendit.

Ndoshta marrëdhëniet mes Ruçit dhe Metës kanë ndryshuar, pasi kreu i Kuvendit ishte i ftuar edhe në 15-vjetorin e LSI-së, ku u shfaq duke trokitur gotat edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin. 

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta në komision meta takim me ruçin ps shkarkon metën meta në komision meta takim me ruçin ps shkarkon metën

Sondazh

Poll