Politike

‘Luli, dhëndër Tepelene’/ Ruçi i buzëqeshur me Kryemadhin, trokasin gotat me shampanjë: E kupton vetë se kur duhet të ndërhysh! (BATUTAT)

  • ‘S’të tradhëtojmë si Meta’, Filip Çakuli nuk kursen Kryemadhin
  • Në një tavolinë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, nënkryetarin Luan Rama dhe me gazetarët Filip Çakulli dhe Ylli Rakipi, Ruçi ka shkëmbyer batuta. 

    TIRANË– Në festën e 15-vjetorit të themelimit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari socialist, Gramoz Ruçi.

    Në një tavolinë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, nënkryetarin Luan Rama dhe me gazetarët Filip Çakulli dhe Ylli Rakipi, Ruçi ka shkëmbyer batuta.

    Ruçi ka pranuar se LSI-ja është një parti parlamentare, dhe se opozita në parlament është atje vetëm në sajë të partivë që dogjën mandatin.

    BISEDA:

    Monika Kryemadhi: Luli është dhëndër Tepelene. Gramoz Ruçi nuk bashkohet. Është kryetar parlamenti. Kur ta kuptojë Gramozi që duhet të ndërhyjë do të ndërhyjë. 82 ka ky, po të kishte 69 edhe do të ikte. 82 është legjitim.

    Ylli Rakipi: Kryetari i Kuvendit tha që është parti parlamentare, e gjitha është lojë kot ajo. Vajza e Azemit aty…Ralfi.

    Monika Kryemadhi: Kush ka qejf të përdoret le të përdoret!

    Gramoz Ruçi: Ata janë atje sepse i kanë bërë kjo parti, pse si e di ti? Të gjithë! Janë atje sepse i solli kjo parti.

    Dita e sotme shënon 15-vjetorin e themelimit të LSI-së nga presidenti aktual Ilir Meta. Partia u themelua në vitin 2004, në një kohë kur Meta sapo ishte larguar nga PS-ja. Aktualisht kryetare e partisë është bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila në fjalimin e saj para anëtarëve të LSI-së tha ata ishin forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit shqiptarët.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment