Sport

Klinsmann: “Kombëtaret kanë nevojë për lojtarë të guximshëm që triblojnë“

Mbappe dhe Messi janë golashënuesit më të mirë deri tani me nga pesë gola. Ata do të përballen të dielën në stadiumin “Lusail”

17 Dhjetor 2022, 16:10 Nga DOSJA
Klinsmann: “Kombëtaret kanë nevojë për lojtarë

GJERMANI - Ish-fituesi i Kupës së Botës, Juergen Klinsmann, ka thënë se gara në Katar ka treguar se lojtarët që janë të guximshëm janë të nevojshëm për një Kupë të Botës.

Ai ka përmendur si shembuj Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.

Mbappe dhe Messi janë golashënuesit më të mirë deri tani me nga pesë gola. Ata do të përballen të dielën në stadiumin “Lusail”.

“Një skuadër ka nevojë për lojtarë që janë në gjendje të luajnë një kundër një, lojtarë të cilët kalojnë kundërshtarët”, ka thënë të shtunën Kliensmann, anëtar i Grupit të Studimeve Teknike të FIFA-s. “Ata lojtarë duhet të rrezikojnë, të kenë guxim, sepse mesi i fushës së lojës është shumë mirë i organizuar nga të gjithë”, është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll