Sport

Trajneri Pochettino: “Leo Messi, tani është bërë lideri që i duhet Argjentinës”...

"Njerëzit mendojnë se ai është shumë i qetë, por ata jashtë nuk e dinë realitetin e brendshëm. Ne tani po shohim Messin e vërtetë”

17 Dhjetor 2022, 12:52 Nga DOSJA
Trajneri Pochettino: “Leo Messi, tani është bërë

KATAR - Trajneri Mauricio Pochettino, i cili ka punuar me Lionel Messin te Paris Saint-Germain, theksoi se ndryshimi kryesor i Lionel Messit në shërbim të Argjentinës është se, sulmuesi i PSG-së tani është lideri absolut i skuadrës.

“Messi tani është lideri që i duhet Argjentinës, ai e ka bërë këtë hap të madh”,- ish-trajneri i skuadrës pariziene në një prononcim për The Athletic .

Pochettino mohoi gjithashtu një ide të përhapur për Messin: "Njerëzit mendojnë se ai është shumë i qetë, por ata jashtë nuk e dinë realitetin e brendshëm. Ai ka një karakter shumë të fortë. Ai nuk flet shumë, vetëm kur duhet. Po e shohim të flasë më shumë, sepse ka më shumë kamera që fokusohen tek ai. Po shohim Messin e vërtetë. Ai ka qenë gjithmonë i tillë. Njerëzit pëlqejnë të flasin për mite dhe ne e dimë se ka shumë në futboll.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll