Sport

Lista e të ftuarve të përzgjedhur nga presidenti Macron për finalen e Botërorit...

Në avion do të jetë edhe ‘mysafiri’ më kurioz: një robot i prodhuar në Francë, që do të lidhet me një spital... në Argjentinë, që fëmijët e shtruar në të, ta shohin finalen. Ndërkohë mësohet se Platini e refuzuar ftesën

17 Dhjetor 2022, 13:04 Nga DOSJA
Lista e të ftuarve të përzgjedhur nga presidenti Macron për

FRANCE - Presidenti francez Emmanuel Macron do të kthehet në Doha të Katarit për finalen e së dielës mes Francës dhe Argjentinës, ku do të sjellë me vete edhe disa të ftuar shumë të përzgjedhur.

Sipas faqes së internetit RMC Sport, Macron ka ftuar gjyqtaren Stephanie Frappart, e cila drejtoi në mënyrë të paprecedentë në këtë Botëror ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, në fazën e grupeve.

Në aeroplanin e tij do të jetë edhe këngëtarja lirike egjiptiane Farrah El-Dibany, e cila i përket Akademisë së Operas së Parisit që nga viti 2016 dhe këndoi ‘Marseillaise’ në inaugurimin e Macron si president. 

Në avion do të jetë edhe mysafiri më kurioz: një robot i prodhuar në Francë, që do të lidhet me një spital... në Argjentinë, që fëmijët e shtruar në të ta shohin ndeshjen finale. 

Ndërkohë mësohet gjithashtu se Mishel Platini, i ftuar nga presidenti, ka refuzuar të shkojë në Katar. Për atë që do të ishte i ftuari surprizë, sulmuesi Karim Benzema, nuk dihet asgjë tjetër…   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll