Sport

Futbolli zviceran në zi! Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare futbollisti i Lausanne...

Ai “u nda nga jeta tragjikisht gjatë pushimeve të tij”, konfirmoi të shtunën në mëngjes liga elitare zvicerane. Nuk jepen hollësi rreth ngjarjes tragjike.

17 Dhjetor 2022, 14:34 Nga DOSJA
Futbolli zviceran në zi! Ndërron jetë në moshën

ZVICER - Lajm tronditës nga Challenge League e Zvicrës. Elia Alessandrini, ish-lojtari i Young Boys dhe lojtari aktual i Lausanne-Ouchy, ka humbur jetën. Ai “u nda nga jeta tragjikisht gjatë pushimeve të tij”,- konfirmoi të shtunën në mëngjes liga elitare zvicerane. Nuk jepen hollësi rreth ngjarjes tragjike.

Tronditja e vdekjes së 25-vjeçarit në Zvicër është e madhe. SC Kriens shkruante të premten në mbrëmje: “Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të vajtojmë Elia Alessandrinin. Ish-shoku ynë i skuadrës, kapiteni dhe miku ynë deri më sot. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. U prehsh në paqe i dashur Elija”.

Lausanne-Ouchy gjithashtu raportoi në rrjetet sociale për vdekjen e lojtarit të tyre: “Kapiteni me trup dhe shpirt, familja kuqeblu mban zi për Elia Alessandrinin. Familja humbet një mik, një shok skuadre dhe një model për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll