Sport

ÇUDIA E FIFA-s! Ishujt kolonialë, në kufi me Argjentinën, i hoqën të drejtën gjyqtarit anglez për të drejtuar finalen e Botërorit...

Për këtë arsye, Anthony Taylor u përjashtua nga arbitrimi i finales së Kupës së Botës, sipas raporteve të fundit. FIFA e vlerëson rëndësinë e neutralitetit mes zyrtarëve dhe mendohet se edhe gjyqtarët argjentinas do të ishin përjashtuar nga ndeshjet e Anglisë.

17 Dhjetor 2022, 15:08 Nga DOSJA
ÇUDIA E FIFA-s! Ishujt kolonialë, në kufi me Argjentinën,

KATAR - Szymon Marciniak i Polonisë do të vendosë drejtësi në finalen e së dielës mes Argjentinës dhe Francës në stadiumin Lusail. Marciniak mundi pretendentët Danny Makkelie të Holandës dhe Wilton Sampaio të Brazilit, të cilët morën vendime të diskutueshme në humbjen e Anglisë në çerekfinale ndaj Francës.

Arbitri i Premier League, Anthony Taylor nuk ishte kurrë në garë për të gjykuar ndeshjen finale, ku e pranishme ishte Argjentina. ‘The Times’ raporton se gjyqtarët anglezë janë ndaluar të marrin përgjegjësinë për të drejtuar ndeshje të Argjentinës, për shkak të frikës së njëanshmërisë prej ndikimit të Ishujve Falkland (janë një  arkipelag në Atlantikun Jugor, i cili gjindet 483 km nga brigjet e Argjentinës).

Anthony Taylor u mbajt në Katar kur gjyqtarët e tjerë anglezë u dërguan në shtëpi, përfshirë Michael Oliver. Por arbitrit nga Mançesteri nuk iu dha një ndeshje tjetër për të arbitruar apo për të qenë gjyqtar i katërt.

Pierluigi Collina, kryetari i gjyqtarëve të FIFA-s, besohet të jetë një adhurues i madh i aftësive të menaxhimit të lojës së Taylor. Ai mendohej se do të ishte një pretendent i vërtetë për të arritur në finalen e Kupës së Botës, përpara se Argjentina të mundte Kroacinë. Ai nuk është përfshirë në asnjë ndeshje me eliminim direkt në turne.

FIFA e vlerëson rëndësinë e neutralitetit mes zyrtarëve dhe mendohet se edhe gjyqtarët argjentinas do të ishin përjashtuar nga ndeshjet e Anglisë. Taylor gjykoi në barazimin pa gola të Belgjikës ndaj Kroacisë dhe fitoren 3-2 të Ganës ndaj Koresë së Jugut në raundin e fazës së grupeve.

Nëse Taylor do të kishte arritur në finalen e Kupës së Botës, ai do të ishte arbitri i parë anglez që e bën këtë që nga viti 2010, kur Howard Webb drejtoi Spanjën kundër Holandës. Por ai ka humbur ndaj Marciniak, të cilit në finale do t'i bashkohen zyrtarët e tjerë polakë si ndihmës, Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz.

41-vjeçari është i pari gjyqtar polak që i është dhënë detyra e gjykimit të finales së Kupës së Botës. Ai u bë gjithashtu arbitri i parë polak që drejtoi një gjysmëfinale të madhe europiane, pasi kishte mbikëqyrur fitoren e Liverpool ndaj Villarrealit në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll