Sport

Deschamps i 'tregon' të gjitha! I jep fund ‘çështjes’ së Benzemas, por edhe problemeve të tjera para finales...

Trajneri Dider Dechamps, në konferncën për shtyp, ka folur për shumëçka: dëmtimet, situateën gripale në ekip dhe ndeshjen e nesërme ndaj Argjentinës

17 Dhjetor 2022, 15:33 Nga DOSJA
Deschamps i 'tregon' të gjitha! I jep fund

KATAR - Nëse ka pasur dyshime për praninë e Karim Benzema me skuadrën e Francës, që do të luajë në Kupën e Botës të dielën, trajneri Dider Deschamps i shpërndau të gjitha njëherë e mirë këtë të shtunë, edhe pse ai është pyetur për këtë temë në të gjitha konferencat për shtyp.

I ngopur nga pyetjet për lojtarin që u largua për shkak të dëmtimit para ndeshjes së pare të Botërorit, (në fund të ndeshjes kundër Marokut as që donte të përgjigjej) Deschamps theksoi, se ai finalen e ka përgatitur me 24 lojtarë: Benzema nuk u zëvendësua, ndërsa Lucas Hernández u dëmtua në ndeshjen e parë.

“A ia kaloni ju (gazetarëve) pyetjen njëri-tjetrit? Nuk kam shumë për të thënë, por nëse nuk përgjigjem, do të më thonë se jam nervoz. Pati dëmtime, si Karim dhe Lucas. Ju tani  i njihni 24 lojtarët që kam”, tha ai.  

Benzema u largua nga kampingu francez më 19 nëntor dhe u kthye në Madrid. Ai filloi stërvitjen gjatë javës dhe të enjten u rreshtua tashmë në një ndeshje stërvitore kundër Realit, gjë që krijojë idenë se ai mund të qëndronte në Katar, por u shty që të largohej.  Orët e fundit raportohet se lojtari do të ftohej nga federata apo edhe nga presidenti Emmanuel Macron për të parë finalen, por ai duket se ka refuzuar përmes një postimi enigmatik në Instagram.

“Unë kam një grup, nuk kam asnjë lidhje me ftesën e lojtarëve, ish-lojtarëve apo lojtarëve të dëmtuar. Nuk e di kush do të jetë këtu. Në fillim kishim një grup dhe më pas humbëm tre, Nkunku në fillim, pastaj Karim dhe Lucas. Nesër do të jetë 24”,- sqaroi Deschamps.

Trajneri foli edhe për gripin që ka prekur grupin, numër i cili ka shkuar në pesë lojtarë. “Është një temë që ju intereson, e kuptoj. Ne përpiqemi të marrim sa më shumë masa paraprake, të përshtatemi dhe të përballemi me të, pa e tepruar. Është pa dyshim një situatë... që po të mos ekzistonte do të ishte më mirë, por ne po e menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”,- tha ai.

Ishte kryesisht mbrojtja që u godit nga virusi: Raphael Varane dhe Ibrahima Konaté filluan të ndjenin simptomat e para të gripit, pas ndeshjes kundër Marokut dhe qëndruan në hotel të premten, siç kishte ndodhur një ditë më parë me Kingsley Coman. Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, ishin të parët që shfaqën simptoma dhe mbetën jashtë ndeshjes kundër Marokut, janë operacionalë.

Trajneri Didier Deschamps foli edhe për atë që pret nga Argjentina: “Shtatë lojtarë ishin në Botërorin 2018, nuk është e njëjta skuadër. Kemi tre vëzhgues që kanë parë të gjitha ndeshjet, kemi informacion shumë të saktë, por Argjentina mund të bëjë diçka ndryshe nesër. Kështu edhe ne. Duhet të jemi gati për të gjitha situatat. Bëmë gjithçka për të qenë në finalen e nesërme kundër Argjentinës. E cila, nga ana tjetër, duhej të menaxhonte disa situata, si humbja e ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite... Mos u shqetësoni dhe mos u stresoni.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll