Sport

“Letra” që i dërgoi Lionel Messit, djali i tij 10-vjeçar 24 orë para finales

Janë disa tekste këngësh nga ku është frymëzuar edhe i biri i Messit, të cilat dëgjohen shpesh në dhomat e zhveshjes së Argjentinës

17 Dhjetor 2022, 15:46 Nga DOSJA

“Letra” që i dërgoi Lionel Messit, djali i tij

KATAR - Me një “letër” djali i yllit të madh të skuadrës ka tentuar të inkurajojë babain e tij, Lionel Messin dhe skuadrën e Argjentinës për finalen e Botërorit 2022 kundër Francës pasditen e së dielës (18/12 - 16:00).

Në “letrën” e bërë publike nga bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo , postuar në Instsagram, 10-vjeçari Thiago Messi ka shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Kupës së Botës në Katar.

“Letra” që i dërgoi Lionel Messit, djali i tij

“Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diegos dhe Lionelit, fëmijë nga Malvinas (Ishujt Falkland) që nuk do t'i harroj kurrë. Nuk mund t'jua shpjegoj se nuk do ta kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to. Por kjo përfundoi në Maracana, babai fitoi finalen me Brazucas. Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretën, dua të jem kampion bote. Dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin."

Vihet re se ky është eventi i parë madhor ku marrin pjesë fëmijët e Lionel Messit, 10-vjeçari Thiago, 7-vjeçari Mateo dhe 4-vjeçari Ciro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll