Sport

Ivana Knoll: Ish-Miss Kroacia gjysmë e zhveshur bëri bujë në Kupën e Botës dhe arriti 3 milionë ndjekës në Instagram!

Ivana Knoll është në tribuna në çdo ndeshje, e veshur me veshje seksi në ngjyrat e vendit të saj.

17 Dhjetor 2022, 11:17 Nga DOSJA
Ivana Knoll: Ish-Miss Kroacia gjysmë e zhveshur bëri bujë në

KATAR - Ajo pozon me bikini mjaft provokuese në shkretëtirën e Katarit, vendi që organizon Kupën e Botës të këtij viti. Arsyeja për ish-“Miss Kroacia” 30-vjeçare, Ivana Knoll, e cila deklarohet fanse e Botërorit dhe nuk humbet rast në çdo ndeshje për të qenë në tribuna, e veshur seksi me flamurin e vendit t[ saj.

Para Botërorit, Ivana kishte 600 mijë ndjekës në Instagram. Por, siç thekson gazeta gjermane “Bild”, paraqitjet e saj të nxehta në tribuna e kanë ngritur në pah numrin e fansave.

Që nga fillimi i Kupës së Botës, kroatja ka fituar 2.4 milionë ndjekës të tjerë. Dje, pasdite numri i ndjekësve që i përkulen sharmit të saj ka arritur në tre milionë. Për të festuar rritjen e saj spektakolare të popullaritetit, Ivana vendosi të vishte dhe të pozonte egërsisht në shkretëtirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

30-vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale foton e saj, ku bën gjysmë sparkatë, duke lënë në sy të pasmet e saj.

Në të njëjtën kohë, ajo tregon tre gishtat e dorës duke iu referuar numrit të ndjekësve në Instagram (tre milionë).

Në mbishkrimin që shoqëron foton përkatëse shkruhet me shkronja të mëdha: “3 MILION WOW! JU FALEMINDERIT SHUME, JU DUA TE GJITHEVE"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll