Sport

Çudia, shiten të gjitha fanellat e Messit në Botëror, çmenduri edhe për një top të finales në Doha!

Topi i finales së Kupës së Botës të Katarit, 'Al Hilm', tashmë është shitur në të gjitha dyqanet në Doha, dy ditë para ndeshjes së madhe të Argjentinës me Francën.

17 Dhjetor 2022, 10:54 Nga DOSJA

Çudia, shiten të gjitha fanellat e Messit në Botëror,

KATAR - Fanella e kombëtares së Argjentinës me emrin e Lionel Messit dhe nr.10 është shitur në të gjitha dyqanet e Adidas në mbarë botën dhe me ritme të shpejta po “zhduket” edhe topi me të cilin do të garojnë Argjentina dhe Franca. Në finalen e madhe më 18 dhjetor.

Në “zemrën” e turneut, në Doha, “Al Hilm” është shitur! Topi i dizenjuar nga Adidas dhe pasardhësi i “Al Rihla” kushton 175 euro dhe shumë fansa në Katar nuk kanë hezituar ta bëjnë të tyren.

Topi i ri i quajtur “ëndrra” debutoi në gjysmëfinale. Ai ka sensorë specialë shumë më të ndjeshëm ndaj pozicionit jashtë loje gjysmë automatike, në mënyrë që të zvogëlojë kohën dhe të përmirësojë saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve.
Çudia, shiten të gjitha fanellat e Messit në Botëror,

Pas fanellës së Messit të Argjentinës dhe “Al Hilm”, produkti tjetër “hot” sportiv në dyqane është bluza e Paris Saint-Germain me emrin Pulga.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll