Sport

Sacchi zbulon 'strategjinë' dhe mënyrat, për të ndaluar Messin dhe Mbappen…

Ish-trajneri italian mendon, se mënyra e përdorur prej tij në vitet ’80 ndaj Maradonës, mund të jetë efikase edhe për yjet e sotëm

17 Dhjetor 2022, 09:17 Nga DOSJA
Sacchi zbulon 'strategjinë' dhe mënyrat, për të

ITALI - Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, beson se strategjia që ai përdori për të mbajtur Diego Armando Maradonën në vitet ‘80 mund të përdoret edhe tani nga trajneri francez Didier Deschamps dhe ai argjentinas Lionel Scanoli, për të ndaluar si Lionel Messin, ashtu dhe Kylian Mbappe në finalen e Kupës së Botës, të dielën.

“Ka tre mënyra. E para, është mbajtja e topit, të cilën Maradona nuk e kishte. E dyta, ishte presioni i lartë i ushtruar ndaj tij, kështu që ai nuk mund të kontrollojë topin. Nëse Diego e merrte topin, atëherë ne duhej ta përballonim atë, në mënyrë të bashkuar si ekip. Kjo mund të përdoret kundër Messit dhe Mbappes, të cilët janë dy fenomene”, ka shpjeguar trajneri.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappé janë golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës, të dy kanë nga pesë gola. Ata do të përballen midis tyre në finalen e së dielës, që do të zhvillohet në orën 16:00, në ‘Lusail Stadium’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll