Sport

KRAHASIMI/ “Mbappé është lojtari, më i ngjashëm me Ronaldo Fenomenin”...

“Kush do të fitojë të dielën? Është e pamundur të parashikohet rezultati i këtyre ndeshjeve. Të dyja skuadrat janë vdekjeprurëse në kundërsulm, ndaj skuadra që shënon e para mund të ketë avantazh”

16 Dhjetor 2022, 19:50 Nga DOSJA
KRAHASIMI/ “Mbappé është lojtari, më i ngjashëm

ITALI - Claudio Ranieri mendon se Kylian Mbappé është lojtar më i ngjashëm me Ronaldo Fenómenin. Trajneri italian pret që edhe finalja e Botërorit mes Francës dhe Argjentinës të jetë një ndeshje spektakolare.

“Pjesëmarrja e Francës në Botëror ka qenë e shkëlqyer deri më tani. Tchouameni ka bërë mirë dhe ata kanë Mbappen, i cili është aq i shpejtë sa duket pothuajse i pandalshëm.  Ndoshta ai është lojtari më i ngjashëm me Ronaldo Fenómenin”,- ka thënë trajneri i njohur italian, duke folur për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Argjentina dhe Franca kanë klas dhe forcë. Ndoshta Argjentina ka një avantazh të vogël. Është meritë e Scalonit. Lojtarët e ndjekin atë që ai kërkon dhe rezultatet janë në dukje. Kush do të fitojë të dielën? Është e pamundur të parashikohet rezultati i këtyre ndeshjeve. 

Të dyja skuadrat janë vdekjeprurëse në kundërsulm, ndaj skuadra që shënon e para mund të ketë avantazh, veçanërisht Franca, sepse ka Mbappe. Nga ana tjetër, Messi nuk është dukur kurrë më vendimtar sesa tani. Ai u bë lider teknik dhe karizmatik i Argjentinës. Ai bën gjithçka, madje edhe gola të jashtëzakonshëm dhe është një kampion që po bën histori”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll