Sport

Mesazhi enigmatik i Karim Benzemas në Instagram: “Nuk më intereson”… Kush?

‘Topi i Artë’, kujtojmë, ka humbur Kupën e Botës 2018 pas skandalit të seks-kasetave që përfshiu edhe Mathieu Valbuena.

17 Dhjetor 2022, 07:55 Nga DOSJA

Mesazhi enigmatik i Karim Benzemas në Instagram: “Nuk më

FRANCE - Mesazh enigmatik nga Karim Benzema, i cili ka postuar foton e tij në Instagram, shoqëruar me shprehjen: “Nuk më intereson”. Për kë dhe çfarè e ka fjalën sulmuesi i 'Bluve'?

“Topi i Artë” këto ditë ka qenë protagonist i disa diskutimeve, mes presidentit Emmanuel Macron që kërkon prezencën e tij në finale dhe reagimeve plot nervozizëm të trajnerit Deschamps, i cili është treguar i irrituar nga pyetjet për qendërsulmuesin. 

Benzema, kujtojmë, ka humbur Kupën e Botës 2018 pas skandalit të seks-kasetave që përfshiu edhe Mathieu Valbuena. Ai ishte kthyer për të veshur fanelën e bluve me brohoritje popullore, pas një mungese prej 6 vitesh, pak para Kampionatit Europian. 

Ai duhej të ishte një nga yjet e mëdhenj të Katarit 2022, por një dëmtim e la jashtë fushës pak para fillimit të turneut. Megjithatë, Didier Deschamps nuk e zëvendësoi atë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll