Sport

Zelensky propozon një mesazh paqeje në finalen e Kupës së Botës, FIFA e refuzon…

Transmetuesi amerikan CNN ka kontaktuar FIFA-n për koment, por ende qeveria e futbollit botëror nuk është përgjigjur.

17 Dhjetor 2022, 07:49 Nga DOSJA
Zelensky propozon një mesazh paqeje në finalen e Kupës së

UKRAINE - Kërkesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndarë një mesazh për paqen botërore përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën, u refuzua nga FIFA. 

Një burim i tha CNN, se presidenti Zelensky ofroi të shfaqej në një lidhje video me tifozët në stadiumin e Katarit, para ndeshjes, por zyra presidenciale ukrainase u befasua nga përgjigja negative që mori. “Ne menduam se FIFA dëshironte të përdorte platformën e saj për të mirën më të madhe”,- tha burimi. 

Megjithatë, bisedimet midis Ukrainës dhe organit drejtues të sportit janë ende në vazhdim, shtoi ai. Transmetuesi amerikan ka kontaktuar FIFA-n për koment, por ende qeveria e futbollit botëror nuk është përgjigjur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll