Sport

Pesë ‘viktima’ në stërvitjen e djeshme të Francës, vetëm dy ditë para finales...

Janë tre infeksione të reja nga virusi dhe dy lojtarë me shqetësime të lehta

17 Dhjetor 2022, 07:41 Nga DOSJA
Pesë ‘viktima’ në stërvitjen e djeshme të

KATAR - Franca është në finale, por para ndeshjes kundër Argjentinës, të dielën, do t'i duhet të shpëtojë edhe problemet me virusin, që kanë ‘pushtuar’ kampingun francez prej disa kohësh. Së pari u sëmur Marcus Thuram, ende në fazën e grupeve, pastaj Rabiot dhe Upamecano, të cilët tashmë janë bashkuar me grupin në stërvitje këtë pasdite, por tani kanë munguar dy qendërmbrojtësit, Varane dhe Konaté, plus Coman, i cili nuk mund të luante më kundër Marokut të mërkurën.

As Tchouaméni nuk ishte i pranishëm në stërvitjrn e pasdites së djeshme, me një goditje në ijë siç raportohet nga Federata Franceze. Nuk ishte as Theo, me një goditje tjetër në gju pas një përplasje me Boufal, kontakt për të cilin Maroku pretendon për një penallti të padhënë.

Vetë Didier Deschamps dha alarmin në sallën e shtypit pasi mundi Marokun. Ai konfirmoi humbjen e Coman, për shkak të një ftohjeje dhe bëri të qartë diçka që nuk i pëlqente: "Temperaturat kanë rënë, por klimatizimi është ende shumë i fortë. Ka gjendje të ethshme. Jemi të gjithë të kujdesshëm. Marrim masa paraprake. Gjithçka që është virale është e transmetueshme. Ne kemi marrë masa paraprake që të mos ketë kontakt me Dayot dhe Adrien”, tha trajneri në atë kohë.

E vërteta është se problemet shëndetësore kanë qenë padyshim konstante në kombëtaren e Francës, që pak para nisjes për në Katar. ‘Blutë’ kanë humbur për shkak të dëmtimeve  Pogba, Kante dhe Kimpembe, më pas erdhi dëmtimi i Nkunku dhe Benzema, dhe në ndeshjen e parë kundër Australisë ai i Lucas Hernández. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll