Sport

Souness: “Mbappé duhet të jetë vendimtar në çdo ndeshje dhe jo vetëm në disa”...

Trajneri Graeme Souness paralajmëron se Mbappé do të duhet të ndryshojë tërësisht stilin e tij të lojës me kalimin e viteve, sepse shpejtësia është gjëja e parë që humbasin të gjithë lojtarët

17 Dhjetor 2022, 09:05 Nga DOSJA
Souness: “Mbappé duhet të jetë vendimtar në

ANGLI - Graeme Souness nuk beson se Kylian Mbappé mund të arrijë dhe të ruajë nivelin që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë treguar për 20 vjet. Trajneri kujton se shpejtësia shpërthyese është karakteristika kryesore e lojtarit francez dhe ky faktor humbet me kalimin e viteve.

“Messi ka bërë gjëra të veçanta sa herë që vendos këmbët në fushë. Qëndrueshmëria e tij e ka vënë atë në krye, për 20 vjet në konkurrencë me Cristiano Ronaldon, ndaj është e drejtë për t'u quajtur “GOAT” (më i miri i të gjitha kohërave). Kjo është sfida me të cilën do të përballet edhe Mbappé. Ai nuk po luan mirë në disa ndeshje, nuk është vendimtar në të gjitha momentet e mëdha. Kjo në ndeshjet e Champions League, por pavarësisht se është një ligë më e ulët, edhe në ndeshjet e kampionatit francez”,- ka thënë trajneri në një prononcim për Daily Mail.

Graeme Souness paralajmëron se karakteristikat e të dyve futbollistëve janë të ndryshme dhe se Mbappé do të duhet të ndryshojë tërësisht stilin e tij të lojës me kalimin e viteve, sepse shpejtësia është gjëja e parë që humbasin të gjithë lojtarët: “Karakteristika më e fortë e Mbappé është forca e tij shpërthyese, por kjo është më e mira e tij tani.

Me kalimin e viteve, pyetja kryesore është, a do të jetë në gjendje ta përshtasë lojën e tij, pasi të humbasë shpejtësinë? Messi mund të mos ketë shpejtësinë shpërthyese kur bën sprinte, por ai është një lojtar me një inteligjencë të ndryshme nga të tjerët dhe është i bekuar me aftësi të jashtëzakonshme teknike, si dhe një lojtar i guximshëm. Ai ecën nëpër fushë, ashtu siç nuk kam parë kurrë askënd."

Dy lojtarët, bashkëlojtarë te PSG-ja, do të masin forcat në duelin e të dielës, mes Francës dhe Argjentinës, në finalen e Kupës së Botër “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll