Sport

VIDEO / Emanuel Macron bëhet "Një" me lojtarët e Francës

Numri 1 i francës ka zbritur në dhomat e zhveshjes të takoj lojtarët dhe të këndojë me ta për kualifikimin në finale

16 Dhjetor 2022, 19:36 Nga DOSJA
VIDEO / Emanuel Macron bëhet "Një" me lojtarët e

KATAR - Të furishëm kanë qenë festimet në dhomat e zhveshjes së kombëtares franceze pas fitores ndaj Marokut dhe kualifikimit në finalen e Botërorit që do të zhvillohet të dielën ndaj Argjentinës.

I pranishëm në festime ishte edhe Emmanuel Macron, i cili udhëtoi në Katar për të mbështetur "gjelat" . Presidenti francez përshëndeti dhe përqafoi një nga një lojtarët dhe pjesën tjetër të delegacionit francez, zhvilloi një bisedë të veçantë me golashënuesin francez Olivier Giroud dhe më pas këndoi me lojtarët për suksesin e madh të kombëtares së vendit të tij.

@maxifoot Que c'est beau quand les joueurs de l'Equipe de France ???????? mettent cette ambiance dans le vestiaire et avec Macron juste à côté ! Place à la finale face à l'Argentine !#coupedumonde2022qatar???????? #coupedumonde2022 #coupedumonde #football #foot #lesbleus #equipedefrance ♬ son original - Maxifoot - Football et mercato

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll