Politike

'Akt i turpshëm'/ Berisha: Shefit të shërbimit informativ i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën

Berisha tha se edhe ky rast dëshmon se nuk ka shtet dhe se kryeministri Edi Rama nuk njeh asnjë ligj. 

16 Dhjetor 2022, 12:15 Nga f.g
'Akt i turpshëm'/ Berisha: Shefit të shërbimit
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se shefit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo i janë mbyllur dyertë e institucionit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën. Berisha tha se edhe ky rast dëshmon se nuk ka shtet dhe se kryeministri Edi Rama nuk njeh asnjë ligj. 

"Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve.

Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama. Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe,” tha Berisha. /Dosja.al

 

sali berisha 16 dhjetor 2022 sali berisha

Sondazh

Poll