Politike

'Parlamenti s'duhet të jetë noter banal i qeverisë'/ Alibeaj: Kërkoj seancë plenare më 19 dhjetor

Alibeaj tha se parlamenti nuk duhet të jetë noter banal i Qeverisë.

16 Dhjetor 2022, 12:17 Nga A.B
'Parlamenti s'duhet të jetë noter banal i
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon që të ketë seancë plenare ditën e hënë. Në komisionin e reformës zgjedhore, Alibeaj tha se parlamenti nuk duhet të jetë noter banal i Qeverisë.

“Nga ana e konferencës ishte propozuar që të ketë një seancë të vetme të fundvitit, ajo e 22 dhjetorit. Dhe ajo që është e habitshme është se aktet propozojnë të ishte e madhe, 20 e më tepër akte e projektligje që pretendohet të diskutohen në një seancë të vetme. Janë jo pak, por 15 projektligje dhe vendime të tjera të rëndësishme të Kuvendit. Sot i kërkova, bashkë me kolegët e opozitës, që kjo mënyrë e përcaktimit të këtij volumi kaq të madh veprimtarie në një seancë të vetme është strategji që dëmton të drejtat e deputetëve. Ka kohë kalendarike që ky parlament të ketë seancë të hënën ose të enjten e javës tjetër. Kalimi fshehurazi dhe shpejt duket se është praktikë e qeverisë dhe parlamentit. Të ketë një seancë tjetër të hënën. Patëm diskutime, në fund mazhoranca u tërhoq dhe sërish do të bëmë mbledhje sot në orën 15:00. Dua të them publikisht se çfarë propozova në Konferencën e Kryetarëve. Ky parlament nuk duhet të jetë noter banal i qeverisë. Akte të rëndësishme që kanë impakt publik; të mos u jepet koha e nevojshme deputetëve dhe publikut për t’u njohur me to, diskutuar e analizuar. Ky është propozimi që unë kam bërë. Jemi në pritje që sot mazhoranca të reflektojë dhe t’i japë mundësi publikut për t’u njohur me këto akte”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll