Aktualitet

Tonin Vocaj rikthehet në postin e Drejtorit të Policisë Tiranë, largohet Panganika

Vocaj ka zëvendësuar Lorenc Paganikën i cili mësohet se do të kalojë pranë Drejtorisë së Policisë në Fier. 

16 Dhjetor 2022, 13:10 Nga a.l
Tonin Vocaj rikthehet në postin e Drejtorit të Policisë
policia

TIRANË- Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë Tiranë, post të cilin ai e ka mbajtur edhe në vitin 2010. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë Kriminale. Rikthimi i Vocajt në krye të bluve të Tiranës dërgon Lorenc Panganikën në Fier. Nga sot, ai do të kalojë pranë Drejtorisë së Policisë në Fier. 

Ndryshimet vijnë dy ditë pas publikimit në media të lëvizjeve në rang vendi. Lëvizjet përfshinin Tiranën, Shkodrën, Korcën, Vlorën e Fierin. Mësohet se pjesë e listës së emrave që pritet të tranferohen është edhe Ervin Hodajt, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, i cili pritet të rikthehet në postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Po ashtu, Ermal Muça pritet të emërohet drejtor në Vlorë, duke spostuar Gentian Berberin./Dosja.al

tonin vocaj lorenc panganika

Sondazh

Poll