Aktualitet

Altin Dumani flet HAPUR: Nëse doni një njeri më të pakënaqur për punën time dhe SPAK, jam unë...

Altin Dumani tha se ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij. 

16 Dhjetor 2022, 12:26 Nga k.m.
Altin Dumani flet HAPUR: Nëse doni një njeri më të
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vite. Gjatë marrjes në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurirsë, Altin Dumani tha se ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij. 

Cilën vlerësoni si pikën tuaj më të fortë? është hera e dytë që vinin para nesh për të garuar para nesh, pse sërish dhe çfarë ofroni në këtë moment. Thatë se do krijoni një frymë, ç'kuptoni me këtë?

Altin Dumani: Në atë kohë, asaj prokurorie i është dashur që të përballet me krimin e organizuar, se atë objekt pune kishte. Ishte një punë që të ngjallte dhe sodisfaksion. Për të ardhur tek SPAK, janë kolegë të nderuar dhe të motivuar nga pikëpamja profesionale shumë të mirë, sa i përket mjeteve dhe metodave të hetimit. Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi dhe korrupsionin. Kërkojnë metodologji hetimi të ndryshme, pak më i vështirë është hetimi me natyrë korruptive sepse krimi kryehet nga persona që janë njohur për ligjin. Pyetja e parë është e lidhur me të dytën, si e vlerësoj punën e SPAK? Na është dashur që të punojmë pa zyra, me efektivë të mangët, pa BKH. Ajo që them unë, është kjo, 3 vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë. E them këtë me fakte, ka penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, gjyqtarë apo prokurorë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se mund ta bëjmë ndryshimin, sa është masa hajde ta vlerësojmë, por i ka dhënë shenjat. Pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë. është në gjendje që ta bëjë ndryshimin, pritshmëria është e madhe, është mision dhe nëse doni një njeri më të pakënaqur për punën time dhe SPAK jam unë, se kam në mendjen timë shumë gjëra të tjera. Kemi dhe eksperiencë tani se mjafton për t'u maturuar. Kemi një bazë të mirë. Hera e dytë që konkurroj, është hera e dytë. Pavarësisht rezultatit që pata shifrat që përmenda tregojnë se nuk u dekurajova. Sot jam akoma dhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit që punoj, por jo ekskluzivisht por edhe të prokurorive të tjera. Më kanë nxitur dhe më kanë inkurajuar që të bëhem pjesë e garës. Unë nuk jam vetëm dhe thjesht që kujdesem vetëm për hetimin, i trajtoj si shokë si miq, kërkoj llogari pastaj. Patjetër. Kjo krijon frymën e grupit.

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...