Aktualitet

'Më arresto edhe mua po më doli emri'/ A ka rëndësi emri? Altin Dumani: 0%, unë e dua punën time. Çështjet problematike? Shkoja se ma kërkonin kolegët...

Altin Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij.

16 Dhjetor 2022, 12:50 Nga k.m.
'Më arresto edhe mua po më doli emri'/ A ka
Altin Dumani

TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gjykuar nuk ka pasur asnjë rëndësi emri. Në intervistimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij.

Pyetje: Thatë që nuk ka rëndësi emri, por provat. Ma thuaj më përqindje objektive duke ditur pikat e dobëta të institucionit që pretendoni të drejtoni. Thatë edhe që qytetarët të kenë besim, marrëdhëniet me ILD- thatë që kjo marrëdhënie duhet që të jetë jo mbi bazën e një akti formal, por kur KLP njihet me dështimet që ky Këshill ta ketë në vëmendje për dështimet nevojat dhe prioritetet...

Altin Dumani: 0%, ka rëndësi emri. Për mua nuk ka rëndësi fare dhe për këtë kemi plot kolegë dhe hetues që janë dëshmitarë. Në zyrën time ka pasur një rast kur një hetues po relatonte, shprehimisht ka qenë kjo; unë pres që t'i nesër të më arrestosh në zyrë nëse më del dhe mua emri aty. Kjo është marrëveshja që kam bërë që në ditën e parë. E kam pasion dhe e dua këtë punë. Kudo kam bërë më të mirën. Ka mundësi për përmirësim. Sa i takon ndryshimit, nuk kam pasur rol mes Këshillit dhe SPAK. Kam ndjerë që keni qenë përkrahës për SPAK. Unë kam shtuar se KLP do vihet në dijeni edhe me problematikat se jo çdo gjë shkon vaj.

Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës së tyre që do të merrem pjesë e saj që t'i trajtojnë persona të tjera. Gjithmonë përfaqësimi në gjyq. Shoh që ka rrjedhje të të dhënave nga SPAK dhe duhet të ishin konfidente në atë moment të hetimit. Ka edhe kosto shteti, ka edhe kosto mbarëvajtja. Gjeni një mekanizëm për procesin

Altin Dumani: E shoh si oportunitet, se shkon i njëjti prokuror, por për çështje problematike kam vajtur edhe unë, ma kanë kërkuar kolegët. Për të mos u dërguar çështja në personale...se ma kanë thënë edhe në sallë të gjyqit, ore nuk ka ndonjë prokuror tjetër po prapë ti...

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll