Aktualitet

Dumani garon për SPAK: Emri për mua nuk ka rëndësi, prova! Kur të marr drejtimin do vendos rregullore, s'e kemi akoma funksionale

Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.

16 Dhjetor 2022, 12:08 Nga k.m.
Dumani garon për SPAK: Emri për mua nuk ka rëndësi,
Altin Dumani

TIRANË- Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Në fjalën e tij gjatë garës për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë. Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.

"Është e vërtetë që kam shumë dosje në hetim. E kam shprehur dhe janë dosje që kanë impakt në opinionin publik. Do vazhdoj ti ndjek vetë. E kam bërë si zv.drejtues. Nuk ka qenë e thjeshtë, kam dalë nga shtëpia në 7.15 dhe jam kthyer pas 7 të darkës. E shtuna nuk ka qenë ditë pushimi, të dielën punoj part-time. E thashë këtë sepse do vazhdoj të angazhohem, jam prokuror dhe do vazhdoj të mbetem derisa të dal në pension, për më tepër që unë e shoh si mision, jo si një vend pune. Për pyetjen e dytë, sa i takon çështjeve për krimin e organizuar, jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pikë kontakti, kur vjen informacionoi për çështje të rëndësishme. Çfarë mund të bëj unë për çështje të rëndësishme? Nëse mund t'i ndihmoj për çështje, po vij unë, nëse duan prokurorë të tjerë patjetër. Unë nuk ngurroj, lëviz nga mëngjesi në darkë. Për më tepër për çështje të ndjeshme. Patjetër që në çdo rast do i shfrytëzoj instrumentat. Për të pastur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Dua një grup prokurorësh të mos hezitojnë për ndjekje penale. Pas takimeve për hetuesit më ndodh që ma thonë një informacion me siklet, e unë u them këtë; emri nuk ka rëndësi, prova!,"-tha Altin Dumani.

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...