Aktualitet

Rreth 7 kg drogë dhe 7 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë, brenda javës në Itali

Javët e fundit, gjatë një fushate për intensifikimin e parandalimit dhe kontrolleve për të luftuar fenomenin e shpërndarjes së drogës, veçanërisht mes të rinjve, karabinierët e kompanisë Castel Gandolfo arrestuan 7 persona, mnes tyre 3 shqiptarë, si dhe sekuestruan rreth 7 kilogramë lloje të ndryshme droge, nga të cilat rreth 800 gram kokainë, pjesërisht tashmë e ndarë në doza dhe e gatshme për t'u shitur në tregun e paligjshëm.

16 Dhjetor 2022, 11:57 Nga d.a.
Rreth 7 kg drogë dhe 7 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë, brenda
Foto ilustruese

ITALI- Ndërhyrjet e ushtarëve të kompanisë Castel Gandolfo janë pjesë e një fushate kundër drogës, e intensifikuar edhe në kuadër të festave të afërta të Krishtlindjeve.

Sipas mediave italiane, javët e fundit, gjatë një fushate për intensifikimin e parandalimit dhe kontrolleve për të luftuar fenomenin e shpërndarjes së drogës, veçanërisht mes të rinjve, karabinierët e kompanisë Castel Gandolfo arrestuan 7 persona, mnes tyre 3 shqiptarë, si dhe sekuestruan rreth 7 kilogramë lloje të ndryshme droge, nga të cilat rreth 800 gram kokainë, pjesërisht tashmë e ndarë në doza dhe e gatshme për t'u shitur në tregun e paligjshëm.

Aktivitete antidrogë u kryen gjerësisht në disa linja furnizimi për substancat narkotike,  zona jugore e qytetit metropolitane të Romës dhe fshati Pontine, si dhe në qendrat e banuara të Albano Laziale dhe Marino.

Karabinierët e Albano Laziales, në dy operacione të veçanta antidrogë, arrestuan një 25-vjeçar italian dhe 3 shtetas njëzet-vjeçarë me kombësi shqiptare, të gjithë të papunë dhe me banim në qendër. I riu kishte fshehur mbi 300 gramë hashash dhe marihuanë në furrën e kuzhinës, ndërsa shtetas të huaj u arrestuan pasi shiheshin duke argëtuar çdo ditë në një lokal dhe afroheshin nga të rinj të tjerë. Disa prej tyre u zbulua se ishin përdorues droge, duke blerë kokainë nga të tre në disa raste. Të rinjve të arrestuar iu gjetën 2000 euro para cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

arrestohen 3 shqiptare ne itali policia italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...