Aktualitet

Arrestohet "bossi" spanjoll i kriptomonedhave, Pablo ishte pjesë e grupit të Amant Josifit, u arrestua nga Garda Civile brenda në avion

Ai është një nga menaxherët kryesorë të platformës " EverFx" gjatë hetimit. Pablo akuzohet për mashtrim dhe grup kriminal.

16 Dhjetor 2022, 12:38 Nga f.g
Arrestohet "bossi" spanjoll i kriptomonedhave, Pablo ishte pjesë
Pablo Millan

TIRANE- Një nga bosët kryesorë të mashtrimit financiar me investimet në kriptomonedha është arrestuar  nga Garda Civiile e Spanjës. El Pais raporton se personi i arrestuar është  Pablo A. M. (Millan), 33 vjeç. Ai u arrestua të mërkurën brenda aeroplanit në aeroportin El Prat (Barcelona) në një fluturim nga Rumania. Ai është një nga menaxherët kryesorë të platformës " EverFx" gjatë hetimit. Pablo akuzohet për mashtrim dhe grup kriminal.

Kompania ishte ngritur në nivelet e ndërhyrjeve politike dhe mediatike si dhe kishte arritur të sponsorizonte edhe klubin e futbollit Sevilla. Sipas policisë spanjolle, 33-vjeçari ishte "përgjegjës për menaxhimin e të gjitha viktimave spanjolle përmes agjentëve të komisionit që i ridrejtuan në platformën EverFX",

Mossos dhe Garda Civile ndërhynë edhe në Shqipëri, ku arrestuan dy persona dhe janë në kërkim të tre të tjerë. Njëri prej tyre është Amant Josifi, ish-këshilltar i ministres Olta Xhaçka. SPAK konfirmoi se ai është në kërkim. Josifi njihet në Shqipëri si një lidhje biznesi e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës./Dosja.al

pablo am el prat arrestohet bosi i kriptomonedhave amant josifi pablo millan

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...