Aktualitet

Garancia që i jep SPAK? Altin Dumani bën premtimin: Do bëhem i pacënueshëm nga asnjëlloj vesi...

Altin Dumani tha se garancia që ai i jep SPAK është se do të vazhdojë që të punojë ashtu siç edhe ka bërë deri më tani.

16 Dhjetor 2022, 12:44 Nga k.m.
Garancia që i jep SPAK? Altin Dumani bën premtimin: Do bëhem i
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Altin Dumani, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë një premtim. Teksa intervistohej nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se garancia që ai i jep SPAK është se do të vazhdojë që të punojë ashtu siç edhe ka bërë deri më tani.

Pyetje: Ne kemi problem që tek shpresa të kemi kontaktin, çfarë elemeni shikon tek vetja jote ku pas 3 vjetësh do jesh krenar dhe do dalësh para shqiptarëve për të dhënë unë e preka këtë shpresë...

Altin Dumani: Unë e thashë që është e vështirë të flasësh për veten, por kudo që kam punuar 23 vjet në çdo detyrë që më është dhënë kam treguar angazhim maksimal për të hetuar për të provuar akuzën, kam treguar një qëndrueshmëri edhe pse...Garancia ime, nëse do më jepet mundësia që të jem drejtues është pikërisht kjo që unë kam ndërtuar deri më tani si prokuror, jam përpjekur për të dhënë modest, i pacënueshëm nga asnjëlloj vesi, me një përkushtim maksimal dhe i aftë për të ndërtuar një kolektiv për të injektuar frymën e grupit. E kam bërë kudo që më është dhënë mundësia, por falë edhe punës së asaj njësie "Transparence International" ka bërë rënditjen më të madhe ndër vite. Unë kisha pjesën time patjetër, ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është garancia që unë jap.

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...