Aktualitet

Ka konkurrencë për drejtimin e SPAK? Dumani: Ne duke pirë kafe bashkë ishim...tani edhe vëllezërit nuk janë njësoj. Po gjeta paligjshmëri, i çoj në ILD

Altin Dumani tha se ishte mik i mirë me kolegët e tjerë, ndërsa theksoi se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.

16 Dhjetor 2022, 12:38 Nga k.m.
Ka konkurrencë për drejtimin e SPAK? Dumani: Ne duke pirë kafe
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani është pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar, ku shpreh se është nxitur edhe nga kolegët. Po ashtu theksoi në fjalën e tij gjatë marrjes në pyetje nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Altin Dumani tha se ishte mik i mirë me kolegët e tjerë, ndërsa theksoi se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.

Çfarë mendoni se do të bëni ndryshe nga kandidatët e tjerë, se janë njëri më i mirë se tjetri?

Altin Dumani: Bilanci është me çështje se të gjithë të kualifikuar jemi të tre. Bashkë ishim duke pirë kafe, se edhe vëllezërit nuk janë njësoj, jo më dy kolegë...Ne kemi një mekanizëm kontrollues, është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi, në vlerësimin tim asgjë nuk duhet që të firmosë prokurori i çështjes. Kam qenë drejtuesi i caktuar kur nuk ka qenë Kraja, e në ato raste as nuk e shoh fare. Se është akt që ka të bëjë me Gjykatën, çështjen e ka prokurori i çështjes. Ajo që të garantoj unë është kjo, do jem i ndjeshëm nëse do shoh paligjshmëri. E thashë fjalën time, autonomi, por edhe dhënie llogarie. Në çdo rast që konstatoj unë si drejtues këtë kam, vënien në dijeni të ILD. Le ta shohin ata pastaj. Këtë e jap garanci, e bëj. Jam shumë i motivuar për ta bërë. Edhe sa i takon pronave, janë mekanizma që i kontrollon gjykata. Ka ndryshime dhe ankues për mënyrën sesi është proceduar sepse është zot prokurori. Unë do vlerësoj çdo ankesë.

Kush flet Gjykata dhe GJKKO duhet mbajtur përgjegjësi?

Altin Dumani: Në momentin që Gjykata hedh poshtë akuzat, përgjegjësia bie mbi prokurorin, unë nuk di fatin e atij kallëzimit. Mund ta plotësoj përgjigjen. Këto janë i takon vendimmarrjen e Gjykatës, ne do vlerësohemi për punën tonë nga Këshilli. Unë vë në dijeni patjetër të gjithë institucionet. Por nëse kërkohen masa nuk marr dot se nuk ma lejon ligji.

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...